Lidhje

SHBA: Senati hedh poshtë projektligjin për buxhetin


Senati amerikan hodhi poshtë projektligjin për buxhetin, të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve, duke shtuar shanset që qeveria federale të mbetet pa fonde të hënën në mesnatë dhe të mbyllet, duke filluar nga e marta, me përjashtim të disa funksioneve jetike.

Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga republikanët e opozitës, kishte miratuar një projektbuxhet që parashikonte shtyrjen e hyrjes në fuqi të ligjit për kujdesin shëndetësor, të miratuar nga administrata e Presidentit Obama.

Varianti i projektligjit, të miratuar nga Senati të hënën pas dite, e lejon fillimin e zbatimit të ligjit për kujdesin shëndetësor, ashtu siç ishte parashikuar më 1 tetor. Projektligji shkon tani përsëri në Dhomën e Përfaqësuesve.

Kongresi, Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati, ka kohë deri në mesnatë të hënën për të shmangur mbylljen e qeverisë.
XS
SM
MD
LG