Lidhje

SHBA: Dhoma e Përfaqësuesve miraton buxhetin e mbrojtes prej 662 miliardë dollarësh

  • Zëri Amerikës

SHBA: Dhoma e Përfaqësuesve miraton buxhetin e mbrojtes prej 662 miliardë dollarësh

SHBA: Dhoma e Përfaqësuesve miraton buxhetin e mbrojtes prej 662 miliardë dollarësh

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan miratoi buxhetin e mbrojtes prej 662 miliardë dollarësh që përfshin një klauzolë për trajtimin e disa të pandehurve për terrorizëm.

Me 283 vota pro dhe 136 kundër, ligjvënësit miratuan dje projektligjin pasi Shtëpia e Bardhë hoqi dorë nga kërcënimi për t’i vënë veton klauzolës. Projektligji pritet të miratohet nga Senati dhe pastaj t’i paraqitet për firmë Presidentit Barak Obama. Ligjvënësit kanë thënë se klauzola për të ndaluarit u rishikua disa herë në përpjekje për të shmangur veton e presidentit.

Projetligji parashikon fonde për Departamentin e Mbrojtjes dhe programet e sigurisë kombëtare të Departamentit të Energjisë. Ai parashikon gjithashtu fonde për personelin ushtarak, sistemet e armëve si operacionet në Irak dhe Afganistan për vitin fiskal që fillon më 1 tetor.

Projektligji parashikon masa për ndalimin ushtarak me miratimin e presidentit për terroristët e huaj që kapen kur komplotojnë sulme kundër Shteteve të Bashkuara. Ndryshimi i klauzolës përjashton shtetasit amerikanë, por nuk u garanton personave të dyshuar për terrorizëm, qofshin ata edhe shtetas amerikanë, një proces gjyqësor dhe lë hapur mundësinë e mbajtjes së tyre nën arrest për një kohë të pacaktuar.

Projektligji pezullon ndihmën për Pakistanin deri sa Islamabadi të japë garanci se po merr masa për ndalimin e prodhimit të bombave artizanale. Projekligji parashikon gjithashtu zgjerimin e sanksioneve kundër Iranit.

Për çështjet e të burgosurve në bazën Guantanamo, projektligji ndalon transferimin apo vendosjen e të liruarve në teritorin e Shteteve të Bashkuara dhe ndalon përdorimin e fondeve për strehimen e tyre në Amerikë.

XS
SM
MD
LG