Lidhje

SHBA kritikon Kubën para vizitës së Papa Benediktit


Shtëpia e Bardhë thotë se ndalimi i protestuesve në Kubë, para vizitës që ka në plan të zhvillojë Papa Benedikti në këtë vend komunist, vë në dukje shpërfilljen e Havanës për të drejtat e njeriut.

Në një deklaratë sot, Shtëpia e Bardhë u bëri thirrje autoriteteve kubane të heqin dorë nga taktikat e frikësimit dhe kërcënimeve për të shuar disidencën paqësore.

Autoritetet kubane ndaluan më shumë se 50 anëtare të shoqatës Zonjat me të Bardha, që kishin dalë në protesta gjatë fundjavësh. Disa prej protestuesve kishin në plan të merrnin pjesë në marshimin përmes Havanës.

Një aktiviste e shoqatës tha se më shumë se 30 gra ishin ndaluar dje, ndërkohë që përgatiteshin të ndiqnin meshë në një kishë katolike. Të tjerat ishin ndaluar të shtunën. Të gjithë të ndaluarit janë liruar tashmë.

Pritet që Papa Benedikti gjatë vizitës në këtë vend javën e ardhshme, të bëjë thirrje për të drejta më të gjera politike.

XS
SM
MD
LG