Lidhje

SHBA dhe propozimi për dorëheqjen e menjëherëshme të Presidentit Hosni Mubarak

  • Zëri Amerikës

SHBA dhe propozimi për dorëheqjen e menjëherëshme të Presidentit Hosni Mubarak

SHBA dhe propozimi për dorëheqjen e menjëherëshme të Presidentit Hosni Mubarak

Njoftohet se Shtetet e Bashkuara kanë filluar bisedimet me zyrtarët egjiptianë për një propozim për dorëheqjen e menjëherëshme të Presidentit Hosni Mubarak, ndërkohë që protestuesit anti qeveritarë përgatien për demonstrata të tjera ditën e sotme në Egjipt, të cilën e quajnë “dita e largimit” të udhëheqësit egjiptian.

Gazeta The New York Times , shkruante në numrin e saj të djeshëm se në bazë të këtij plani zoti Mubarak do t’ia kalojë pushtetin një qeverie kalimtare të kryesuar nga nënpresidenti Omar Suleiman, e cila do të mbështetet nga ushtria egjiptiane.

Gazeta shkruan se propozimi parashikon gjithashtu që qeveria kalimtare të ftojë anëtarë nga shumë grupe opozitare, përfshirë Vllazërimin Mysliman, të fillojë punën për hapjen e sistemit zgjedhor të vendit me synimin për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta në muajin shtator.

Artikulli përmban citime nga zyrtarë të administratës Obama dhe të diplomatëve arabë, të cillët kanë thënë se propozimi është një prej disa opcioneve që po diskutohen me zyrtarët egjiptianë, përfshirë edhe zotin Mubarak, megjithëse jo drejtpërdrejt, në përpjekje për ta bindur atë të japë dorëheqjen tani.

Egjipti do të kalojë nëpër një tjetër provë sot, ndërsa demostruesit që përpiqen të përmbysin zotin Mubarak do të mblidhen pas lutjeve të mesidës për “t’i vënë gozhdën e fundit arkivolit ku do të mbyllet regjimi”.

XS
SM
MD
LG