Lidhje

Ethet e lotarisë përfshijnë Amerikën


Shtetet e Bashkuara janë pushtuar nga ethet e lotarisë. Sot do të zgjidhen numrat e lotarisë kryesore amerikane, që luhet në disa shtete. Shuma ka arritur në 600 milionë dollarë, si rezultat i shitjes së një numri të madh biletash. Shifra mund të rritet edhe më tej deri në momentin e tërheqjes së numrave.

Fituesit duhet të kenë zgjedhur pesë numrat bazë si dhe super-numrin për të fituar shumën e plotë, megjithëse në realitet një pjesë e konsiderueshme e kësaj shume mbahet nga shteti në formën e taksave.

Probabiliteti për të fituar lotarinë është 1 në 175 milionë.

Shuma më e madhe në historinë e lotarisë amerikane ka qenë 656 milionë dollarë që u nda vjet mes tre fituesve.
XS
SM
MD
LG