Lidhje

SHBA: Senati bllokon propozimin e kryetarit të ligjvënësve demokratë, Heri Rid


SHBA: Senati bllokon propozimin e kryetarit të ligjvënësve demokratë, Heri Rid
SHBA: Senati bllokon propozimin e kryetarit të ligjvënësve demokratë, Heri Rid

Udhëheqësit e të dyja partive në Kongresin amerikan thuhet të jenë të angazhuar në përpjekje të mëdha për të arritur kompromisin që do t'i japë mundësi qeverisë të kryejë pagesën e radhës së borxhit prej 14.4 trilionë dollarësh.

Sot, Senati votoi për të bllokuar shqyrtimin e një propozimi për të rritur autoritetin e qeverisë federale për huamarrje, propozim i paraqitur nga senatori Harry Reid, udhëheqësi i Partisë Demokrate në Senat. Por votimi nuk pengon udhën e negociatave mes Shtëpinë e Bardhë dhe udhëheqësve të Kongresit për dhënien fund të një ngërçi disa javësh.

Ka patur shprehje të optimizmit nga të dyja partitë se një marrëveshje mund të arrihet para të martës, që shihet si afati i fundit për Kongresin për të rritur kufirin e borxhit dhe për t'i krijuar mundësi qeverisë federale për të paguar borxhet e saj.

Udhëheqësi republikan në senat, Mitch McConnell, u tha gazetarëve të dielën, se ekziston një shans për të arritur një marrëveshje duke shkurtuar shpenzimet qeveritare. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë u citua të ketë thënë se ende nuk ka ndonjë marrëveshje.

Ekziston shqetësim në tregjet financiare se një paaftësi e qeverisë amerikane për të paguar këstet e borxhit do të kërcënonte ekonomitë e brishta. Javën e kaluar tregjet e aksioneve në Shtetet e Bashkuara pësuan humbjet më të mëdha në vite dhe vlera e dollarit ra.

XS
SM
MD
LG