Lidhje

Ceremoni përkujtimore për 11 shatorin


Presidenti Barak Obama mori pjesë sot në dy ceremoni përkujtimore me rastin e 13 vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 kundër Shteteve të Bashkuara.

Zoti Obama, i shoqëruar nga Zonja e Parë Michelle Obama dhe Nënpresidenti Joe Biden, kryesuan ceremoninë përkujtimore në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, ku mbajtën një minutë heshtje në momentin kur avioni i parë i rrëmbyer nga terroristët goditi njërën nga kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë.

Presidenti dhe Zonja e Parë ishin të pranishëm edhe në ceremoninë e zhvilluar në Pentagon, ku qindra vetë humbën jetën si rezultat i goditjes së ndërtesës nga një prej avionëve të rrëmbyer.

Në Nju Jork, ku afro 3 mijë vetë humbën jetën nga rrëzimi i kullave binjake, u zhvillua sot rituali i leximit të emrave të viktimave nga të afërmit e tyre.

XS
SM
MD
LG