Lidhje

SHBA: 25 nëntori, Dita e Falenderimeve


SHBA: 25 nëntori, Dita e Falenderimeve
SHBA: 25 nëntori, Dita e Falenderimeve

Amerikanët festojnë Ditën e Falenderimeve të enjten e fundit të çdo nëntori. Është kjo koha kur familjet dhe miqtë mblidhen për të dhënë bekimet e tyre. Ideja filloi në vitet 1600 pasi pelegrinët erdhën në Amerikën e Veriut nga Anglia për të filluar një jetë të re. Pas të korrave të tyre vjetore, ata dhanë falenderime dhe zhvilluan një darkë. Sot, shumë amerikanë e vazhdojnë këtë traditë duke ndarë së bashku darkën e Falenderimeve.

Në Hobe Sound në Florida, Jayne dhe Kirk Harness përgatisin ushqimin për festën e Falenderimeve. Jayne përgatit një recetë të familjes.

"Është diçka që e bënte gjithmonë nëna ime. Ka qënë traditë në shtëpinë tonë me rastin e Ditës së Falenderimeve".

Vajza e saj Kaileen thotë se është kënaqësi të gatuash dhe i pëlqen më shumë ëmbëlsira me kungull.

"Çdo tryezë këtë ditë falenderimesh duhet ta ketë një të tillë," thotë ajo.

Gjeli i detit është gatimi kryesor. Disa familje e kanë traditë të shkëpusin kockën e gjoksit nga gjeli i detit për të shprehur një dëshirë.

"Njëri e tërheq kockën nga njëra anë dhe tjetri nga ana tjetër. Kur kocka thyhet thua dëshirën. Atij që i bie pjesa më e madhe, i plotësohet dëshira".

Përtej rrugës, familja Bachman shërben gjithashtu darkën e Ditës së Falenderimeve. Lorene Bachman është gritur herë për të përgatitur ushqimin.

"Një asortiment i rëndësishëm i kësaj dite janë thanat. Ato i zjejmë për pesë minuta dhe i hedhim në ujë të ftohtë për të përgatitur reçelin".

Lorene zgjodhi erëzat e frekëta në kopshtin e saj për disa gatime. Bashkëshorti i saj Bud Bachman po pret një arrë kokosi nga një palm në kopshtin e tyre. Lorene po përgatit mision. Keku me arra kokosi është traditë e familjes.

Ndërsa ulen për të ngrënë, të dyja familjet bëjnë lutje dhe japin falenderime. Kirk dhe Jayne Harness falenderojnë Zotin që i ka sjellë së bashku në këtë ditë të veçantë.

Domethënia e Ditës së Falenderimeve për mua është të jep me familjen, të mendoj për të gjitha gjërat që jam bekuar.

"Jemi shumë me fat të jemi së bashku dhe të kemi miq. Ka njerëz që nuk e kanë këtë".

Lorene dhe Bud Bachman e ndajnë darkën me rastine Ditës së Falenderimeve me motrën e Lorenës dhe kunatin e saj Bige. Ai reflekton për atë që ndjen këtë ditë.

"Mendoj për fëmijët dhe nipërit e mi.... për bekimet që kam patur dhe për mënyrën sesi Zoti më ka ndihmuar në shumë situata".

"Unë falenderoj Zotin për familjen time dhe miqtë. Kam dy vajza të bukura për të cilat falenderoj Zotin që janë të suksesshme dhe të shëndetshme. Njëra është në Hawaii. Tjetra në Washington dhe asnjëra prej tyre nuk mundi të vinte sot këtu", thotë Lorene.

Fqinji i tyre Kirk Harness thotë se festa e Falenderimeve e bën atë gjithashtu të vlerësojë lirinë që gëzon në Shtetet e Bashkuara.

"Të gjitha liritë, të gjitha gjërat që filluan me pelegrinët. Kjo është arsyeja që ata erdhën këtu, për të fituar lirinë."

Një e mirë tjetër e Festës së Falenderimeve, thonë këto familje, është teprica e ushqimit që mund të jetë e shishme për disa ditë.

XS
SM
MD
LG