Lidhje

SHBA: 8 persona gjejnë vdekjen gjatë një gare me makina në Kaliforni


SHBA: 8 persona gjejnë vdekjen gjatë një gare me makina në Kaliforni
SHBA: 8 persona gjejnë vdekjen gjatë një gare me makina në Kaliforni

Autoritetet në Kaliforni po zhvillojnë hetime për një aksident që ndodhi mbrëmë gjatë një gare me makina fuoristrada,
ku humbën jetën të paktën 8 persona dhe u plagosën 12 të tjerë.

Aksidenti ndodhi mbrëmë gjatë garës "California 200", kur shoferi i një kamioni që merrte pjesë në garë humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas mbi turmën e spektatorëve.

Gara zhvillohet në shtratin një liqeni të tharë në Kaliforninë jugore. Në garën e përvitshme prej 350 kilometrash marrin pjesë makina fuoristrada dhe ajo zhvillohet pranë qytetit Lucerne Valley, në shkretëtirën e Mohavit, 165 kilometra në verilindje të Los Anxhelosit.

Gara duhej të vazhdonte gjatë gjithë natës, por u ndërpre për shkak të aksidentit.

XS
SM
MD
LG