Lidhje

SHBA: Përqindja e abortit në rënie


Sipas një studimi të ri, përqindja e abortit në Shtetet e Bashkuara ka rënë në nivelin më të ulët që kur u legalizua kjo procedurë në gjithë vendin, para katër dekadash.

Instituti Guttmacher, një grup kërkimor në Nju Jork thotë se në vitin 2011, viti i fundit për të cilin janë mbledhur statistikat për abortet, janë bërë më pak se 17 aborte për çdo 1 mijë gra. Numri i përgjithshëm i aborteve për atë vit ishte 1.1 milionë.

Shifra e vitit 2011 ishte 13 për qind më e ulët sesa në vitin 2008, por pak më e lartë sesa në vitin 1973, viti kur Gjykata e Lartë legalizoi abortin.

Një nga drejtueset e Institutit i tha Zërit të Amerikës se metoda më të mira të planifikimit familjar, ka kontribuar në uljen e përqindjes së abortit.
XS
SM
MD
LG