Lidhje

SHBA, administrata propozon ligj të ri për tabulatet


Mediat në Shtetet e Bashkuara thonë se administrata e presidentit Obama do të propozojë një ligj të ri, i cili do t’i ndalojë Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të grumbullojë dhe ruajë tabulatet masive të telefonatave të amerikanëve.

Sipas këtij propozimi, qeveria do të duhet të marrë leje nga Gjykata për Çështjet e Zbulimit të Huaj, para se të ketë të drejtë t’u kërkojë kompanive telefonike të dhëna që lidhen me persona të dyshuar si terroristë. Kompanive telefonike do t’u kërkohet t’i japin agjencisë informacione të reja për telefonatat që merren dhe vijnë tek numra përkatës që ka miratuar gjykata.

Por kompanive telefonike nuk do t’u kërkohet t’i ruajnë regjistrimet e telefonatave për një periudhë më të gjatë kohe se sa ato bëjnë tani.
XS
SM
MD
LG