Lidhje

Hagel: Kabuli të vendosë për marrëveshjen e sigurisë me SHBA


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel tha se Afganistani nuk mund të vazhdojë ta shtyjë marrjen e një vendimi për të nënshkruar ose jo një marrëveshje sigurie me Shtetet e Bashkuara për të lejuar qëndrimin e një pjese të trupave amerikane pas vitit 2014.
Zoti Hagel foli sot me gazetarët gjatë udhëtimit për në Poloni, ku do të diskutojë me zyrtarët rreth çështjeve të sigurisë përfshi Afganistanin. Ai tha se vonesa e presidentin afgan Hamid Karzai për të nënshkruar një marrëveshje dy palëshe do të krijojë probleme për shkak të nevojës për të planifikuar dhe financuar operacionet në të ardhmen.
Por ai shtoi se respekton të drejtën e zotit Karzai për të vendosur për këtë çështje sipas mënyrës së tij dhe tha se Shtetet e Bashkuara kanë vetëm mundësi të kufizuara për të ndikusr mbi vendimet e Afganistanit.
Afganistani e ka zvarritur nënshkrimin e marrëveshjes, pjesërisht për shkak të një debati mbi ligjet mbi të cilat do të bazohet qëndrimi i trupave amerikane pas përfundimit të misionit luftarak.
XS
SM
MD
LG