Lidhje

Obama, SHBA do të investojnë 33 miliardë dollarë në Afrikë


Presidenti Barak Obama thotë se Shtetet e Bashkuara janë duke bërë një angazhim të madh dhe afatgjatë në Afrikë përmes investimeve të reja prej 33 miliardë dollarësh.

Duke folur të martën në Forumin e Biznesit SHBA-Afrikë në Uashington, zoti Obama tha se angazhimet e reja në investime dhe financime do të mbështesin krijimin e vendeve të punës për afrikanët dhe amerikanët. Pjesa më e madhe e angazhimeve do të vijnë nga kompanitë e sektorit privat si Coca-Cola dhe IBM.

Presidenti Obama theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk janë të interesuara vetëm për kërkimin e burimeve natyrore në Afrikë. Ai vuri në dukje se tregtia me Afrikën ende përfaqëson një pjesë të vogël të tregtisë së përgjithshme të Shteteve të Bashkuara, duke shtuar se "ne duhet ta përmirësojmë më shumë këtë".

Samiti tre-ditore SHBA-Afrikë i përfundon punimet sot.

XS
SM
MD
LG