Lidhje

SHBA, akuza ndaj ushtarakëve kinezë


Shtetet e Bashkuara po akuzojnë pesë anëtarë të ushtrisë kineze për spiunazh ekonomik kundër kompanive amerikane bërthamore, të çelikut dhe energjisë diellore.

Kina i hodhi menjëherë poshtë akuzat kriminale, të parat ndonjëherë që ngrenë Shtetet e Bashkuara ndaj një fuqie botërore për krime kibernetike që vënë në shënjestër bizneset amerikane.

Prokurori i përgjithshëm amerikan, Eric Holder tha se shumë vende në gjithë botën bëjnë spiunazh ndaj njëri-tjetrit. Por ai shtoi se Shtetet e Bashkuara “dënojnë kategorikisht” spiunazhin ekonomik të një njësie të Ushtrisë Çlirimtare të Popullit në Shangai që dha informacion të konsiderueshëm për bizneset kineze, përfshirë kompani shtetërore.

Ministria e Jashtme kineze i denoncoi akuzat si “të fabrikuara” dhe tha se ato do të minonin besimin mes dy qeverive. Në shenjë proteste, Pekini tha se po anulon aktivitetet e një grupi pune kino-amerikan.
XS
SM
MD
LG