Lidhje

SHBA: Al-Kaida, ende kërcënim serioz


US Report Cites Terrorism Shift From Middle East to South Asia

US Report Cites Terrorism Shift From Middle East to South Asia

Departamenti amerikan i Shtetit thotë se al-Kaida dhe partnerët e saj vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim serioz për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.

Raporti vjetor për terrorizmin i Departamentit të Shtetit thotë se humbjet në nivelet drejtuese të al-Kaidës në Pakistan dhe Afganistan kanë përshpejtuar decentralizimin e rrjetit. Raporti thotë se kjo ka rezultuar në më shumë autonomi të veprimeve dhe më shumë agresivitet nga partnerët e al-Kaidës veçanërisht në Jemen, Siri, Irak, Afrikën veriperendimore dhe Somali.

Raporti thotë se Irani mbetet një nga shtetet kryesore sponsorizuese të terrorizmit dhe vazhdon të sfidojë kërkesat për të provuar se ambicjet e tij bërthamore janë paqësore.

Raporti thotë se dhuna terroriste në vitin 2013 është nxitur nga motivacionet sektare, veçanërisht në Siri, Liban dhe Pakistan ku viktimat ishin kryesisht civilë.
XS
SM
MD
LG