Lidhje

Hapen ambasadat amerikane në Lindjen e Mesme


Departamenti amerikan i Shtetit thotë se 18 nga 19 ambasadat dhe konsullatat që u mbyllën në Lindjen e Mesme dhe Afrikë për shkak të një kërcënimi sigurie, do të rihapen nesër.

Por konsullata amerikane në Lahore të Pakistanit që u mbyll të enjten për shkak të një kërcënimi tjetër, do të vazhdojë të jetë e mbyllur.

19 misionet kanë qenë mbyllur që nga e diela e kaluar. Edhe ambasada amerikane në kryeqytetin e Jemenit, Sana do të qëndrojë e mbyllur.
XS
SM
MD
LG