Lidhje

Anketë: Amerikanët pro goditjeve pa pilot


Shumica e amerikanëve mbështet goditjet me avion pa pilot kundër terroristëve, përfshirë rastet kur një terrorist është amerikan, sipas një ankete të re të opinionit publik.

Një sondazh i Associated Press-GFK arriti në përfundimin se “afro tre të katërtat e amerikanëve thonë se është e pranueshme për Shtetet e Bashkuara që të përdorin avionë pa pilot për të vrarë qytetarë amerikanë jashtë vendit, nëse personi bënte pjesë një organizatë terroriste”.

Rezultatet e anketës vijnë vetëm një javë pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi për vrasjen e dy anëtarëve amerikanë të al-Kaidës në dy operacione kundër terrorizmit.

XS
SM
MD
LG