Lidhje

SHBA-Arabia Saudite, marrëveshje armësh prej 60 miliardë dollarësh


SHBA-Arabia Saudite, marrëveshje armësh prej 60 miliardë dollarësh
SHBA-Arabia Saudite, marrëveshje armësh prej 60 miliardë dollarësh

Kongresi amerikan pritet të miratojë një marrëveshje armësh me Arabinë Saudite prej 60 miliardë dollarësh.

Administrata Obama njoftoi kongresin për shitjen më të madhe të armëve në histori muajin e kaluar. Ligjvënësit kanë 30 ditë kohë ta bllokojnë apo ndryshojnë marrëveshjen.

Deri tani nuk ka patur kundërshtime. Por në fillim të muajit një grup dypartiak me gati 200 anëtarë të kongresit i shkroi një letër sekretarit të mbrojtjes Robert Gates dhe Sekretares së Shtetit Clinton ku ngriheshin pikëpyetje rreth marrëveshjesh. Aty kërkohej siguri që armët nuk do të përdoreshin kundër Izraelit.

Zyrtarët e Departamentit të Shtetit thanë se shitja do të kryhet gjatë 15 apo 20 vjetëve të ardhshme.

XS
SM
MD
LG