Lidhje

SHBA: Arrihet marrëveshje e përkohëshme për buxhetin federal

  • Zëri Amerikës

SHBA: Arrihet marrëveshje e përkohëshme për buxhetin federal

SHBA: Arrihet marrëveshje e përkohëshme për buxhetin federal

Udhëheqësit e Kongresit amerikan ranë dakord për buxhetin e financimit të qeverisë federale deri në fund të vitit financiar, pak para mesnatës mbrëmë, që ishte edhe afati i fundit.

Presidenti Barak Obama, tha se janë bërë shkurtime të ndjeshme buxhetore në marrëveshjen e arritur mbrëmë, që zbret 38 miliardë dollarë nga buxheti i vitit 2011.

Senati ka miratuar fondet e përkohëshme dhe marrëveshja po i paraqitet me shpejtësi Dhomës së Përfaqësuesve për miratim. Votimi për buxhetin e plotë pritet të mbahet gjatë javës së ardhëshme.

Udhëheqësi i shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve, kongresisti Xhon Boiner, tha se kjo ishte një betejë e gjatë, por më e rëndësishme është të mbahen të ulta shpenzimet për të krijuar një mjedis më të mirë për hapjen e vendeve të reja të punës.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, demokrati Heri Rid, tha se kompromisi ishte i vështirë, por i rëndësishëm për vendin. Ai tha se popullit amerikan i duhet të bëjë zgjedhje të vështira, por po ashtu edhe ligjvënësve.

Pa arritjen e marrëveshjes, 800 mijë nga 1.9 milionë punonjësit e qeverisë federale do të largoheshin nga puna dhe fondet për trupat me shërbim aktiv do të pezulloheshin.

Më herët dje, zoti Rid tha se i gjithë buxheti po mbahej pezull nga një çështje e vetme, propozimi i republikanëve për të prerë 300 milionë dollarë nga shpenzimet federale për planifikimin e familjes, një grup një ofron shërbime shëndetësore, përfshirë abortin.

XS
SM
MD
LG