Lidhje

E drejta e fëmijëve të imigrantëve për arsim


Administrata Obama ka nxjerrë udhëzime të reja për të garantuar që shkollat publike po zbatojnë ligjin federal për t’u dhënë fëmijëve të imigrantëve të paligjshëm të drejtën për arsim.

Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder tha dje se Gjykata e Lartë vendosi 30 vjet më parë se ligjet që u mohojnë fëmijëve të drejtën për shkollim bazuar në statusin e imigracionit, shkelin konceptin themelor të drejtësisë.

Por zoti Holder tha se Departamenti i Drejtësisë vazhdon të marrë njoftime shqetësuese se disa rajone ndërmarrin masa që pengojnë fëmijët e imigrantëve në arsimim.

Zoti Holder tha se shkollat publike kanë detyrimin të regjistrojnë nxënës, pavarësisht nga statusi i imigracionit, raca, ngjyra apo origjina kombëtare. Ai tha se Departamenti do t’i zbatojë me rreptësi ligjet për të garantuar që dyert e shkollave janë të hapura për të gjithë fëmijët.
XS
SM
MD
LG