Lidhje

SHBA, takim i vendeve të ASEAN


Paqja, siguria dhe begatia afat-gjatë për Azinë Juglindore janë synimet e takimit që po zhvillon Presidenti Obama në Kaliforni me udhëheqës të vendeve të Azisë Juglindore.

Zoti Obama dhe udhëheqësit e ASEAN-it i përqëndruan diskutimet në nxitjen e novacionit dhe nismave për sipërmarrje në rajon në ditën e parë të takimit, i cili po zhvillohet në kompleksin e pushimeve Sunnylands në Rancho Mirage të Kalifornisë. Shtëpia e Bardhë thotë se mjedisi piktoresk ofron një atmosferë më të qetë për të folur hapur.

Zoti Obama u tha udhëheqësve se administrata e tij ka ri-balancuar politikat kundrejt Azisë dhe Paqësorit. “Synimi ynë, tha presidenti, është të krijojmë një baraspeshë rajonale në mënyrë që të gjitha vendet të veprojnë në bazë të të njëjtave rregulla”.

Ndërkohë që filloi punimet takimi, qindra vetë, shumë prej tyre kamboxhianë, ishin mbledhur në protesta kundër regjimeve në rajon. Protestuesit shprehin shqetësim se bisedimet nuk shoqërohen me kushte të forta për respektimin e të drejtave të njeriut në vendet e ASEA-it.

XS
SM
MD
LG