Lidhje

SHBA, autoritetet e imigracionit, më shumë vemendje krimeve të rënda

  • Zëri Amerikës

SHBA, autoritetet e imigracionit, më shumë vemendje krimeve të rënda

SHBA, autoritetet e imigracionit, më shumë vemendje krimeve të rënda

Autoritetet amerikane thonë se po ndryshojnë mënyrat e zbatimit të një praktike të rëndësishme për imigracionin, duke e përqëndruar më shumë vemendjen te personat që kanë kryer krime të rënda.

Drejtori i Imigracionit dhe i Doganave Xhon Morton thotë se autoritetet po dëgjojnë shqetësimet e zyrtarëve lokalë dhe shtetërorë rreth çështjes së shenjave të gishtrinjve, të cilat deri tani agjencitë e antikrimit ua kalonin autoriteteve të imigracionit.

Zyrtarët federalë të imigracionit thonë se tani kjo praktikë do të ndryshohet duke e përqendruar më shumë vemendjen te kapja e imigrantëve të paligjshëm që kanë kryer krime të rënda.

Kritikët dhe disa zyrtarë lokalë që ishin kundër praktikës së deritanishme thonë se ajo nuk bën dallime mes shkelësve të vegjël dhe atyre që kanë kryer krime të rënda. Sipas tyre, kjo praktikë nuk i inkurajon imigrantët të raportojnë krimet e rënda nga frika se mund të dëbohen nga vendi.

XS
SM
MD
LG