Lidhje

Zbulime të reja mbi luftën kundër bakterieve dhe infeksioneve


Kërkime të reja shkencore duket se kanë zbuluar çelësin për të luftuar një numër infeksionesh nga bakterie që u rezistojnë antibiotikëve dhe kërcënojnë sot njerëzimin.

Shkencëtarë amerikanë dhe kanadezë thonë se në një shpellë në shtetin jug-perëndimor Nju Meksiko kanë zbuluar bakterie që duket se zotërojnë aftësinë t’u rezistojë antibiotikëve, megjithëse nuk ka qenë kurrë në kontakt me medikamente të prodhuara nga njeriu. Disa prej bakterieve ishin rezistence ndaj më shumë se 10 antibiotikëve qëpërdoren sot nga mjekësia.

Mund të tingëllojë si lajm shqetësues për njerëzimin, por shkenca e ka mirëpritur zbulimin. Së pari, bakteriet e zbuluara në shpellë nuk përbëjnë kërcënim për shëndetin e njeriut.Për më tepër, studiuesit thonë se ekzistenca e këtyre bakterieve tregon se ato kanë qenë në kontakt me antibiotikë që shfaqen në gjendje natyrore. Pikërisht këto antibiotikë do të përpiqet të indentifikojë tani ekipi shkencor, për t’i përdorur në të ardhmen në luftë kundër infeksioneve.

Shumë nga antibiotikët që përdoren sot nga mjekësia e kanë humbur aftësinë luftuese ndaj sëmundjes, pasi bakteriet dhe parazitët kanë fituar imunitet ndaj tyre. Shkencëtarët përpiqen vazhdimisht të identifikojnë antibiotikë të rinj për të luftuar infeksionet.

XS
SM
MD
LG