Lidhje

SHBA, Banka Qëndrore pritet t’i mbajë interesat në nivelet e tanishme


SHBA, Banka Qëndrore pritet t’i mbajë interesat në nivelet e tanishme
SHBA, Banka Qëndrore pritet t’i mbajë interesat në nivelet e tanishme

Zyrtarë të lartë të Bankës Qendrore amerikane mblidhen nesër në Uashington për të diskutuar përqindjet e interesit dhe gjendjen e ekonomisë.

Shumica e analistëve të intervistuar nga agjencitë e lajmeve thonë se Banka Qëndrore pritet t’i mbajë përqindjet e interesit në nivele e tanishme shumë të ulëta në përpjekje për të vazhduar stimulimin e ekonomisë.

Por raporti zhgënjyes i së premtes së kaluar mbi tregun amerikan të punës dhe të dhëna të tjera mbi ekonominë ka rritur spekulimet se Banka Qëndrore mund të marrë masa shtesë për t’i dhënë shtytje rimëkëmbjes ekonomike.

Përqindja kryesore e interesit është thuajse zero, duke mos i krijuar hapësirë Bankës Qëndrore për shkurtime të mëtejshme. Por disa analistë thonë se banka qëndrore mund të marrë masa të tjera për rritjen e sasisë së kredive të disponueshme për bizneset në mënyrë që ato të zgjerohen dhe të punësojnë më shumë njerëz.

Analistë të tjerë thonë se është tepër herët për të marrë hapa të tilla.

Banka Qëndrore planifikon ta bëjë publik vendimin e saj të premten e ardhshme.

XS
SM
MD
LG