Lidhje

SHBA: Banka Qendrore rishikon rregulloret e pronësisë së shtëpive

  • Zëri Amerikës

SHBA: Banka Qendrore rishikon rregulloret e pronësisë së shtëpive

SHBA: Banka Qendrore rishikon rregulloret e pronësisë së shtëpive

Drejtori i Bankës Qendrore amerikane, thotë se rregullatorët e bankave po studjojnë “intensivisht” parregullsitë e raportuara gjatë procesit të marrjes në pronësi nga banka të shtëpive, pasi pronarët nuk janë në gjendje të paguajnë kredinë.

Në një fjalim që mbajti sot, Ben Bernanke tha se Institucioni që ai drejton e merr seriozisht shkeljen e procedurave dhe ligjeve dhe se pret daljen e rezultateve paraprake të një hetimi muajin e ardhshëm.

Zoti Bernanke i bën këto komente pas thënieve se bankat dhe kompanitë huadhënëse përdorën dokumente të papërshtatshme, madje edhe të fallsifikuara për të rimarrë pronësinë e shtëpisë nga klientët që kishin mbetur prapa me pagesat. Disa nga zyrat kryesore ligjore të vendit janë duke hetuar lidhur me këtë problem. Një tjetër raport thotë se shitja e shtëpive jo të reja u rrit me 10 për qind në muajin shtator, krahasuar me gushtin.

XS
SM
MD
LG