Lidhje

SHBA, BE, marrëveshje për të dhënat e bankave evropiane

  • Zëri Amerikës

SHBA, BE, marrëveshje për të dhënat e bankave evropiane

SHBA, BE, marrëveshje për të dhënat e bankave evropiane

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nënshkruan një marrëveshje që lejon Uashingtonin të njihet me të dhënat e bankave evropiane për të zbuluar financimet e mundshme të rrjeteve terroriste.

Marrëveshja e nënshkruar të hënën në Bruksel duhet të miratohet nga parlamenti evropian, i cili në shkurt e hodhi poshtë një marrëveshje të ngjashme për shkak të shqetësimeve rreth të drejtës së privatësisë.

Agjencia franceze e lajmeve citon Komisioneren për Punët e Brendshme të Bashkimit, Cecilia Malmstrom të ketë thënë se ajo është optimiste se marrëveshja e aritur të hënën, të cilës i janë bërë ndryshime nga varianti fillestar, do të miratohet javën e ardhshme.

Analistë amerikanë kanë shqyrtuar të dhënat e banakave evropiane për transferimin e parave që nga viti 2001, pas sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara.

Por Shoqata e Telekomunikacionit Financiar Botëror Ndërbankar që kontrollon këto të dhëna, e njohur me inicialet SWIFT, ka lëvizur nga Shtetet e Bashkuara në Belgjikë, kur ligjet e forta të BE-së për privatësinë, e kufizojnë mbledhjen e të dhënave të tilla.

XS
SM
MD
LG