Lidhje

BE bie dakord për sanksione ndaj Rusisë

  • Luis Ramirez

Bashkimi Evropian ka rënë dakord të vendosë sanksionet të gjera ndaj Rusisë, në përgjigje të ndihmës së saj të vazhdueshme ndaj separatistëve në Ukrainën lindore.

Vendimi për sanksione të reja ndaj Rusisë u mor sot nga ambasadorët e BE-së që mbajtën një takim në Bruksel. Shtetet e Bashkuara priteshin të pasonin me sanksione nga ana e tyre.

Ndërsa detajet nuk janë ende të qarta, masat e reja pritej të vinin në shënjestër e para si bllok kundër Rusisë, duke vënë në shënjestër bankat shtetërore ruse dhe sektorët e naftës dhe mbrojtjes të vendit, dhe përfshijnë një embargo armësh.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se masat e Bashkimit Evropian kundër Moskës, ishin “të pashmangshme”.

Po sot, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry tha se nuk ka “asnjë shenjë” se Rusia po përpiqet t’i japë fund dhunës dhe gjakderdhjes në Ukrainën Lindore.

Duke folur sot në Uashington në krah të Ministrit të Jashtëm ukrainas, Pavlo Klimkin, zoti Kerry akuzoi separatistët se po tregojnë “një mospërfillje të turpshme për dinjitetin njerëzor” duke bllokuar qasjen në vendin ku ra avioni në Ukrainën Lindore këtë muaj.

Sekretari amerikan i Shtetit tha gjithashtu se ka “të dhëna të qarta” se nga territori rus është hapur zjarr me raketa dhe artileri në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG