Lidhje

SHBA-BE, marrëveshje për transferimin e të dhënave


Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian arritën një marrëveshje të re që rregullon transferimin e dhënave mes dy anëve të Atlantikut. Ajo arrihet pas vendimit të një gjykate evropiane, e cila hodhi poshtë një marrëveshje të mëparshme në muajin tetor.

Komisionerja evropiane e drejtësisë Vera Jourová tha se marrëveshja pritet të hyjë në fuqi pas rreth tre muajsh.

Ajo tha se kjo është hera e parë që SHBA i japin Bashkimit Evropian "garanci të detyrueshme", se qasja e zyrtarëve publikë tek të dhënat personale të njerëzve do t’u nënshktrohet kufizimeve të qarta, mbrojtjes dhe mbikqyrjes.

Sekretarja amerikane e Tregtisë, Penny Pritzker, u tha gazetarëve se marrëveshja është "me rëndësi thelbësore për tregtinë ndëratlantike" dhe sinjalizon afërsinë e marrëdhënieve mes Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

XS
SM
MD
LG