Lidhje

SHBA bëjnë thirrje që protestat në Shqipëri të jenë paqësore dhe konstruktive


SHBA bëjnë thirrje që protestat në Shqipëri të jenë paqësore dhe konstruktive
SHBA bëjnë thirrje që protestat në Shqipëri të jenë paqësore dhe konstruktive

Në Shqipëri, ambasada amerikane një ditë përpara zhvillimit të manifestimit të protestës së opozitës, bëri sot thirrje që ato të jenë paqësore dhe konstruktive.

Në deklaratën e saj ambasada amerikane shprehet se “ditët e fundit, retorika dhe gjuha e disa udhëheqësve politikë kanë marrë një ton që sugjeron mbështetje për akte çrregulluese dhe të dëmshme e sjellje të papërshtatshme. Kjo gjuhë është e papranueshme”, nënvizon deklarata. Përdorimi i retorikës provokuese dhe sugjerimi apo tolerimi i ndonjë forme dhune – thuhet më tej - është në dëm të popullit të Shqipërisë. Populli shqiptar meriton më mirë se kaq”.

Duke vlerësuar “sjelljen profesionale që policia e shtetit ka ushtruar gjatë demonstratave të kaluara” ambasada e shteteve të Bashkuara shprehet se pret “që i njëjti nivel profesionalizmi të demonstrohet në protestën e planifikuar për ditën e premte, më 21 janar”.

XS
SM
MD
LG