Lidhje

SHBA bën thirrje për bashkëpunimin e NATO-s në kohë masash shtrënguese ekonomike


SHBA bën thirrje për bashkëpunimin e NATO-s në kohë masash shtrënguese ekonomike
SHBA bën thirrje për bashkëpunimin e NATO-s në kohë masash shtrënguese ekonomike

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta ka paralajmëruar vendet e NATO-s se Shtetet e Bashkuara mund të mos jenë në gjendje të mbështesin operacione të tilla si ato në Libi dhe Afganistan, ndërkohë që po përpiqen të zgjidhin problemet e tyre buxhetore. Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Pentagaon, Luis Ramirez na informon nga Brukseli, ku zoti Paneta po merr pjesë një takim të ministrave të mbrojtjes të aleancës.

Sekretari Paneta mbërriti në Bruksel për të marrë pjesë në konferencën e parë ministrote të NATO-s që kur mori postin e sekretarit të Mbrojtjes. Ai transmetoi një mesazh të kujdesëshëm por të qartë, se Shtetet e Bashkuara nuk mund të kompensojnë për mungesat e krijuara nga aleatët e NATO-s në përmbushjen e misioneve të tilla si ato në Libi dhe Afganistan.

Zoti Paneta tha se se të dy operacionet treguan se ka boshllëqe që Shtetet e Bashkuara duhet t’i plotësonin, veçanërisht në fushën e zbulimit dhe të interceptimit, di dhe të furnizimit me karburant në fluturim. Ai tha se këto boshllëqe janë vënë re në një kohë kur vendet e NATO-s po bëjnë shkurtime në buxhetet e tyre të mbrojtjes dhe se Shtetet e Bashkuara që po bëjnë shkurtime me një shumë prej 450 miliardë dollarësh, mund të mos jenë më në gjendje të ndihmojnë për kompensimin e mungesave të krijuara nga aleatët.

“Ngrihen pyetje të ligjëshme, nëse prirjet e tanishme vazhdojnë, NATO-ja do të jetë në gjendje të kryejë operacione të tilla si ato në Libi dhe Afganistan pa Shtetet e Bashkuara që të mbajnë një peshë edhe më të madhe të këtyre operaconeve. Do të ishte me një rezultat tragjik, nëse aleanca nuk do të jetë në gjendje të kryejë me sukses këto operacione”.

Aleanca varet krejtësisht tek Shtetet e Bashkuara për sulme me avionë pa pilot dhe operacione të tjera të kushtueshme.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmusen tha se është me rëndësi jetësore për aleatët të përmirësojnë aftësitë e tyre për të përballuar sfidat e tyre të së ardhmes me një buxhet më të vogël.

Ai tha se në një kohë masash shtrënguese ekonomike, aleatëve do t’u duhet të gjejnë mënyra për të bërë më shumë brenda buxheteve të tyre të mbrojtjes, duke bashkuar burimet dhe duke ndarë koston e projekteve.

Në një zhvillim tjetër, Shtetet e Bashkuara dhe Spanja njoftuan se kanë arritur një marrëveshje për vendosjen e luftanijve të pajisura me interceptorë raketash në një bazë të marinës spanjolle në brigjet jugperëndimore të vendit në Oqeanin Atlantik. Kjo masë është pjesë e një sistemi kundër raketave që NATO-ja po e dislokon për të mbrojtur Evropën nga një kërcënim i mundshëm bërthamor nga Irani.

Kryeministri spanjoll, Hose Luis Rodrigez Zapatero iu bashkua sekretarit Paneta dhe shefit të NATO-s, duke njoftuar për marrëveshjen në selinë e NATO-s dje vonë.

Udhëheqësi spanjoll tha se do të pranojë komponentet e sistemit për shkak të pozitës gjografike strategjike të vendit të tij si hyrje në Detin Mesdhe.

Qeveria spanjolle tha se katër anije amerikane do të vendosen në bazë detare Rota të Spanjës deri në vitin 2013 dhe si rezultat do të hapen një mijë vende pune.

Sekretari Paneta tha se njoftimi duhet të shërbejë si një sinjal shumë i fortë se Shtetet e Bashkuara janë ende duke investuar në aleancën e NATO-s.

XS
SM
MD
LG