Lidhje

SHBA: Bie numri i krimeve të nxitura nga urrejtja


SHBA: Bie numri i krimeve të nxitura nga urrejtja
SHBA: Bie numri i krimeve të nxitura nga urrejtja

Byroja federale e hetimeve në Shtetet e Bashkuara thotë se numri i krimeve të nxitura nga urrejtja për vitin 2009 ka shënuar rënie në krahasim me vitin e mëparshëm.

Sot kjo agjenci publikoi raportin e saj vjetor të krimeve. Në raport thuhet se në vitin 2009 janë shënuar 6600 raste të krimeve të urrejtjes në krahasim me 7800 të shënuara në vitin 2008.

Në raport thuhet se rreth 70 përqind e krimeve të urrejtjes janë motivuar nga raca dhe ato kanë ndodhur për arsye se autorët e krimit kanë patur paragjykime kundër zezakëve. Rreth 70 përqind e krimeve të urrejtejs janë kryer për motive fetare.

FBI thotë se viktimat e krimeve të urrejtjes ishin në shënjetësr për shkak se autorët e krimit ishin kundër një race të caktuar, feje, orientimi seksual, origjine etnike ose kombëtare, ose aftësive të kufizuara fizike.

XS
SM
MD
LG