Lidhje

SHBA: Blerja e shtëpive ra në një nivel rekord në muajin maj


SHBA: Blerja e shtëpive ra në një nivel rekord në muajin maj
SHBA: Blerja e shtëpive ra në një nivel rekord në muajin maj

Raporte të qeverisë amerikane tregojnë se rënia e mëtejshme në sektorin e shtëpive dhe rritja e papunësisë kanë patur efekt negativ sot në tregjet financiare.

Numri i kontratave të nënshkruara për blerjen e shtëpive ra në një nivel rekord në maj. Probleme të mëdha në sektorin e shtëpive luajtën një rol madhor në rënien ekonomke dhe shifrat e fundit mund të tregojnë se ky sektor është ende në vështirësi.

Një raport tjetër i departamentit të punës tregon se numri i njerëzve që nënshkruan për asistencë të papunësisë u rrit me 13 mijë javën e kaluar duke arritur në 472 mijë.

Ekonomistët parashikojnë se një raport i qeverisë që del nesër mbi papunësinë do ta rrisi nivelin e tanishëm në 9 presje 8 përqind ndërkohë që numri i vendeve të punës të krijuara do të ule me më shumë se 100 mijë.

XS
SM
MD
LG