Lidhje

SHBA: Miratohet shtyrja e kufirit të borxhit


Dhoma e Përfaqësuesve ka miratuar një projekt-ligj të republikanëve për të pezullluar kufirin ligjor të huasë deri në mes të muajit maj

Dhoma e Përfaqësuesve ka miratuar një projekt-ligj të republikanëve për të pezullluar kufirin ligjor të huasë deri në mes të muajit maj. Nëse projekt-ligji miratohet nga Senatri dhe nënshkruhet nga presidenti dhe që duket se ka shumë të ngjarë, ai do të shtyjë një përplasje të madhe mes Presidentit demokrat, Barak Obama, dhe Kongresit lidhur me çështjet e buxhetit dhe të shpenzimeve, si dhe do të shmangë mospagimin e borxhit nga ana e Shteteve të Bashkuara. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Sindi Sein nga informon nga Kongresi.

Në një veprim të papritur vetëm pak ditë pas inaugurimit të dytë të Presidentit Barak Obama, republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve u tërhoqën nga kërkesat e tyre të mëparëshme për një dollar shkurtime shpenzimesh për çfo dollar në ngritjen e kufirit të borxhit dhe paraqitën një projekt-ligj që do të shtyjë deri më 19 maj kufirin e borxhit. Projekt-ligji u miratua me 288 vota pro dhe 185 kundër. Kryetari i Dhomës së Përfaqësues Xhon Bejnër tha se ka ardhur koha që Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati i kontrolluar nga demokratët të hartojnë një buxhet që trajton borxhin kombëtar në rritje.

"Është koha që Kongresi ta marrë seriozisht këtë çështje dhe ky është hapi i parë në përpjekjen për të treguar përgjegjshmëri fiskale në Uashington. Çështja është e thjeshtë, pa buxhet nuk ka pagë”.

Dhoma e Përfaqësuesve shtoi një kërkesë në shtyrjen e përkohëshme të kufirit të borxhit dhe specifikihst që të dy dhomat e Kongresit duhet të miratojnë buxhetin deri më 15 prill, siç kërkoht me ligj, ose të pezullojë pagesat e Kongresit deei në fillim të Korngresit të ri në vitin 2015. Disa demokratë e quajtën këtë një lodër politike dhe disa të tjerë thanë se ajo është jo kushtetuese. Disa demokratë u ankun se shtyrja e kufirit të borxhit më pak se katër muaj nuk jep ndonjë garaci të madhe për sigurinë ekonomike. Kongresisti demokrat, Sandër Levin, u shpreh:

"Ky projekt-ligj i republikanëve nuk përbën ndonjë ndryshim në politikë, është vetëm ndryshim taktik. Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve vazhdojnë të luajnë me zjarrin për sa i përket ekonomisë. Ata po bëjnë një lojë politike me kufirin e borxhit dhe kjo minon sigurinë”.

Udhëheqësja e pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Nenci Pelosi, u bëri thirrje demokratëve të votojnë përsëri.

"Tri muaj. Ku është siguria në tri muaj? Ne as që duhet të zhvillojmë debat. Nuk duhet të ketë asnjë dyshim që besueshmëria e plotë dhe kredia e Shteteve të Bashkuara të respektohen dhe kjo është çfarë thotë kushtetuta”.

Nga ana tjetër e Kapitolit, udhëheqësi demokrat i Senatit, Heri Rid, tha se ka në plan të paraqesë megjithatë një buxhet në Senat dhe theksoi se shtyrja afatshkurtër e kufirit të borxhit është alternativë më e mirë se sa një përplasje tjetër e menjëherëshme me republikanët”.

"Por që ta shpëtojmë shtresën e mesme nga një tjetër goditje dhe një përplasje e gjatë, ne duhet të veprojmë sa më shpejt që të jetë e mundur për këtë ligj”.

Rid tha se ka në plan ta marrë në shqyrtim projekt-ligjin shpejt dhe Shtëpia e Bardhë e po ashtu e bëri të qartë se Presidenti Obama nuk do ta kundërshtojë projekt-ligjin e Dhomës së Përfaqësuesve. Pa veprimin e Kongresit për kufirin e borxhit, Shtetet e Bashkuara nuk do të kishin qënë në gjendje të paguanin këstet e borxheve pas mesit të shkurtit, gjë që do të kishte patur një ndikim të madh në ekonominë globale.

Disa demokratë në Senat thanë se Dhoma e Përfaqësuesve duket se është tërhequr krejtësisht, pak javë pasi mori një seri masash për të shmangur katastrofën fiskale dhe pikërisht ngritjen e taksave për amerikanët pasur, megjithë kundërshtimin e pjesës më të madhe të anëtarëve republikanë të Dhomës.

Analistët thonë se kjo është hera e parë që Dhoma e Përfaqësuesve veproi për një buxhet kontradiktor apo një masë për shpenzimet mjaft përpara afatit, por ata theksojnë gjithashtu se ka të ngjarë të ketë përplasje të mëtejshme mes demokratëve dhe republikanëve për shkurtimet e thella të shpenzimeve dhe për buxhetin e qeverisë federale që është caktuar të votohet në muajin mars.

XS
SM
MD
LG