Lidhje

Senati amerikan miraton buxhetin e vitit 2015


Senati amerikan miratoi një buxhet shpenzimesh prej 1,1 trilion dollarësh, pas disa ditë manovrash politike dhe kërcënimeve për mbyllje të qeverisë federale, në rast të mosmiratimit të tij.

Projektbuxheti, i miratuar mbrëmë vonë me 56 vota pro dhe 40 kundër, financon qeverinë gjatë vitit të tanishëm fiskal. Projekt-ligji do të dërgohet tani në Shtëpinë e Bardhë, ku presidenti Barack Obama ka thënë se do ta kthejë në ligj.

Senatori republikan nga Teksasi Ted Cruz, i cili ka aspiron të marrë pjesë në garën e ardhshme presidenciale, kishte kërkuar të hidhej në votë një propozim për të shkurtuar fondet e buxhetit që mund të përdoreshin për një urdhër ekzekutiv të Presidentit Obama mbi emigracionin.

Megjithatë, manovrat procedurale bënë që udhëqësi i shumicës demokrate të senatit Harry Reid, senator demokrat i Nevadës, të kalojë në senat një numër emërimesh të propozuara nga Presidenti Obama. Përndryshe, miratimi i tyre do të ishte shumë më i vështirë në janar, kur republikanët të marrin kontrollin e Senatit.

XS
SM
MD
LG