Lidhje

SHBA, miratohet buxheti për shpenzimet e mbrotjes


Kongresi amerikan miratoi një buxhet masiv për shpenzimet e mbrojtjes.

Paketa 585 miliardë dollarëshe u miratua me shumicë dërrmuese nga Senati dje, një javë pasi u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Tani ajo pritet të firmoset nga Presidenti Barack Obama.

Kjo masë autorizon shpenzimet federale për Departamentin e Mbrojtjes për vitin fiskal 2015 që filloi më 1 tetor dhe parashikon fonde të kërkuara nga presidenti për operacioniet kundër xhihadistëve islamikë në Irak dhe Siri.

Ndërkohë, Senati shtyu dje një votim për buxhetin e gjithë qeverisë federale, për të cilën pritet të votojnë të hënën. Bëhet fjalë për një paketë 1.1 trilionë dollarëshe.

XS
SM
MD
LG