Lidhje

SHBA: Taksat dhe shpenzimet përparësi kryesore


Me përfundimin e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Barak Obama dhe Kongresi po e përqendrojnë vemendjen në afatin fiskal për ngritjen e taksave dhe shkurtimin e deficitit. Nëse demokratët dhe republikanët nuk arrijnë sëshpejti në kompormis, ekonomia kombëtare e vendit mund të ngecë.

Shtetet e Bashkuara kanë përballë një ngritje taksash prej 600 miliardë dollarësh dhe shkurtimin e shpenzimeve që hynë në fuqi më 1 janar, nëse të dy partitë kryesore politike nuk bëjnë kompromise.

Shkurtimet do të preknin shpenzimet për ushtrinë që mbështetet nga republikanët dhe programet sociale që mbështeten nga demokratët. Partia Demokrate e Presodentit Obama kontrollon Senatin e Shteteve të Bashkuara, ndërsa republikanët kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve.

Për taksat, çështja kyçe është nëse do të zgjatet afati i taksave të shkurtuara që ka mbetur në fuqi që nga administrata e presidentit Xhorxh W. Bush, por që skadon në fund të këtij viti. Nga ky shkurtim taksash kanë përfituar të gjithë amerikanët pavarësisht nga niveli i tyre i të ardhurave. Ligjvënësit republikanë thonë se duan që taksat e reduktuara të mbeten në fuqi, por zoti Obama dhe udhëheqësit e Partisë së tij Demokrate janë përpjekur që shtresa më e pasur e amerikanëve të përjashtohet nga këto shkurtime dhe në këtë grup përfshihen familjet që kanë të ardhura mbi 250 mijë dollarë në vit.

Ligji për shkurtimin e shpenzimeve në vitin 2013 ka për qëllim që t’i detyrojë ligjvënësit të bëjnë kompromis dhe të përcaktojnë nivelin e shkurtimeve dhe shtimin e të ardhurve për të ulur deficitin e buxhetit federal.

Deri tani palët nuk kanë bërë kompromis dhe u janë përmbajtur pozitave të tyre për këto çështje, por shkurtimi i shpenzimeve dhe ngritja e taksave janë të detyrueshme.

Leon LaBrecque, kryestrategu dhe themeluesi i firmës LJPR që menaxhon rreth 500 milionë dollarë nga investitorë të ndryshëm thotë se “është shumë e vështirë, megjithëse e mundëshme që Kongresi dhe presidenti ta zgjidhin këtë çështje deri më 31 dhjetor”.

Ekonomistët thonë se shkurtimi i shpenzimeve dhe ngritja e taksave në mënyrë kaq të theksuar do të ulte kërkesën për mallra dhe shërbime, do të ngadalsonte rritjen ekonomike dhe to riste nivelin e papunësisë, e ndoshta do t’i shtynte Shtetet e Bashkuara përsëri në recesion.

Josh Gordon, drejtor politik i Koalicionit Konkord,një organizatë e pavarur që merret me çështjet e buxhetit federal, ka një kënvështrim më optimist se sa LaBrecque. Ai thotë se Kongresi dhe administrata Obama ka mundësi të bien dakord të paktën për kushtete e kompromisit.

Deficiti buxhetor i Uashingtonit është më lartë se sa një trilion dollarë, duke e çuar borxhin e përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara në nivelin maksimal të prashikuar me ligj. Ky kufi është ndryshuar në përshtatje me kushtet ekonomike gjatë dekadës së fundit dhe tani qendron në rreth 16 trilionë dollarë. Presidenti dhe Kongresi duhet të vendoson në fillim të vitit të ardhshëm nëse do të lejojnë që borxhi ta kalojë këtë kufi. Presidenti Obama është zotuar të hartojë një plan për uljen e borxhit kombëtar gjatë një periudhe disa vjeçare, por deri tani ai nuk ka qënë në gjendje të arrijë marrëveshje me republikanët për këtë çështje.

Ish zyrtari i Departamentit të Thesarit, Kent Smetters, thotë se një nga arsyet e rritjes së borxhit janë shpenzimet që qeveria është e detyruar të bëjë për pensionet dhe për kujdesin shëndetësore për të moshuarit dhe të varfërit. Smetters, i cili jep tani mësime në Fakultetin Wharton të Universitetit të Pensilvanisë thotë se debati për ngritjen e taksave dhe shkurtimin e shpenzimeve është një rast imirë për të rishikuar shpenzimet federale në përgjithësi. Ai thotë se problemi kryesor është shtimi i borxhit që dekurajon investuesit. Smetters thotë se Uashingtoni duhet të bëjë refoma të përgjithëshme për shpenzimet dhe taksat për të nxitur rritjen ekonomike.

Presioni ndaj presidentit dhe republikanëve në Kongres për t’i zgjidhur këto çështje pas zgjedhjeve, kur agjencia financiare Fitch njoftoi se mund të ulë vlerësimin e kreditit për institucionet financiare amerikane, nëse nuk arrihet kompormis për borxhin. Agjenci të tjera kanë marrë ose kanë kërcënuar se do të marrin masa të tilla. Fitch thotë se se udhëheqësit politikë nga të dy partitë kryesore të Shteteve të Bashkuara duhet të punojnë për një plan të besueshëm për të ulur deficitin dhe për të gjetur një mënyrë për të ngritur kufirin ligjor për huanë qeveritare.

XS
SM
MD
LG