Lidhje

SHBA: Çdo retorikë për ndarjen e Kosovës nuk i shërben synimit strategjik të Serbisë për integrim evropian


SHBA: Çdo retorikë për ndarjen e Kosovës nuk i shërben synimit strategjik të Serbisë për integrim evropian
SHBA: Çdo retorikë për ndarjen e Kosovës nuk i shërben synimit strategjik të Serbisë për integrim evropian

Serbia ka bërë hapa të rëndësishëm drejt integrimit evropian.

Arrestimi kohët e fundit i Ratko Mlladiçit, tha Nënsekretari amerikan i Shtetit, William Burns, "flet mjaft për angazhimin e Serbisë ndaj drejtësisë." Shtetet e Bashkuara po presin arrestimin e personit të fundit të akuzuar për krime lufte, Goran Haxhiç, i cili ende ndodhet në arrati. Kur ai të përballet me drejtësinë në Hagë, Serbia do të ketë përmbushur edhe detyrimet e saj të mbetura ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë.

Bashkëpunimi i vazhdueshëm me Gjykatën e Hagës, i shoqëruar me përparim të mëtejshëm në reformat e brendshme, do ta bëjë Serbinë një kandidate të fortë për Bashkimin Evropian. Por Serbia ndeshet gjithashtu me sfida të veçanta për t'u anëtarësuar në BE. Ajo duhet të gjejë një mënyrë për t’u pajtuar me realitetin në Kosovë.

Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian mes Beogradit dhe Prishtinës dhe mirëpret marrëveshjet e para të arritura. Të dyja palët kanë shfaqur gatishmëri për të diskutuar mbi zgjidhje praktike që mund të përmirësojnë jetën e të gjithëve në Kosovë. Shtetet e Bashkuara përshëndesin marrëveshjet e kohëve të fundit të arritura nga negociatorët serbë dhe kosovarë për zgjidhjen e lirisë së lëvizjes dhe çështjet e gjendjes civile.

Në mënyrë që t’i bashkohet Kroacisë në të ardhmen e saj evropiane, Serbia duhet të vazhdojë t’i bashkohet rajonit në pajtimin e saj me të kaluarën dhe përshtatjen me të tashmen. "Le të jemi të qartë," tha nënsekretari Burns, se "nuk ekziston asnjë mënyrë e mundshme për ripërcaktimin e kufijve në këtë rajon në bazë të linjave të pastra etnike. Në qoftë se një proces i tillë vihet në lëvizje, atëhere ai kurrë nuk do të mund të ndalet në një kufi të vetëm në Ballkan dhe nuk do të përfundojë kurrë në mënyrë paqësore.Çdo retorikë që bën thirrje për ndarjen e Kosovës dhe që vë në pikëpyetje aftësinë e njerëzve të etnive të ndryshme për të jetuar së bashku, është e dëmshme për pajtimin rajonal dhe nuk i shërben synimit strategjik të Serbisë për integrim evropian".

Është e qartë se bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian janë themelet e një të ardhmeje më të fortë dhe më të begatë për Serbinë dhe për krejt rajonin e Ballkanit.

XS
SM
MD
LG