Lidhje

SHBA: Ceremonia e çmimeve Grammy në Los Anxhelos

  • Zëri Amerikës

SHBA: Ceremonia e çmimeve Grammy në Los Anxhelos

SHBA: Ceremonia e çmimeve Grammy në Los Anxhelos

Këngëtarja bitanike e zhanrit R&B, Adele, fitoi çmimin Grammy mbrëmë në Los Anxhelos në të gjashtë kategoritë që ishte emëruar. Albumi i saj “21” fitoi si albumi i vitit dhe albumi më i mitë pop. Kënga e saj Rolling in the Deep si incizimi i vitit, kënga e vitit dhe vidioja e shkurtër muzikore më e mirë. Adele fitoi gjithashtu si këngëtarja më mirë solo me këngën Someone Like You.

Ceremonia e çmimeve Grammy filloi me një notë zije nga drejtuesi i programit

LL Cool J, që i ftoi të pranishmit të luteshin për Uitni Hjustonin, këngëtaren e famshem që u gjet e vdekur të shtunën në dhomën e saj të hotelit në Los Anxhelos, ku kishte ardhur për të marrë pjesë në ceremoninë e mbrëmshme. Këngëtarja 48-vjeçare dhe njëkohësisht aktore ishte fituese gjashtë herë e çmimit Grammy. Policia tha se po heton shkakun e vdekjes së saj, por bëri të ditur se nuk ka të dhëna për ndonjë akt kriminal.

Këngëtarja Xhenifër Hadson këngoi hitin I Will Always Love You për të nderuar kujtimin e Hjustonit.

Këngëtarët e Repit Xhej-Z dhe Keni Uest morën çmimin Grammy për interpretimin e tyre Otis.

Kompleksi i folkut Bon Iver fitoi çmimin Grammy si grupi më i mirë i ri.

Ledi Antebellum me Own the Night fitoi si albumi më i mirë kantri.

Foo Fighters me Walk fitoi çmimin Grammy si interpretimi më i mirë i rrokut.

XS
SM
MD
LG