Lidhje

SHBA, dështon ekzekutimi në Oklahoma


Një ekzekutim i dështuar me injeksion në shtetin amerikan të Oklahomës la një të burgosur të lidhur në shtrat për dyzet minuta, para se ai të vdiste përfundimisht nga një infarkt në zemër.

Drejtori i Departamentit të Burgjeve për Oklahomën Robert Patton thotë se për ekzekutimin e të burgosurit Clayton Lockett, u përdor për herë të parë një kombinim i ri prej tre ilaçesh, por duket se ai nuk funksionoi.

Trembëdhjetë minuta më pas, i dënuari për përdhunim dhe vrasje filloi të merrte frymë rëndë dhe mjeku vendosi ndalonte ekzekutimin.

“I burgosuri duket se pësoi një infrakt zemre të rëndë dhe ndërroi jetë.”

Zyrtarët mbyllën grilat e xhamit për të mos lejuar njerëzit të shikonin se ç’po ndodhte në dhomën e vdekjes. Zyrtarët thanë se një venë gjaku ishte çarë gjatë ekzekutimit.

Guvernatorja e Oklahomës Mary Fallin ka urdhëruar që ekzekutimi i të burgosurit të rradhës, Charles Warner, i cili ishte vendosur të ndodhte dy orë pas atij të zotit Lockett, të shtyhej për 14 ditë.

Oklahoma ka vendosur një kombinim të ri kimikatesh pasi prodhuesit e mëparshëm të injeksionit vdekjeprurës nuk pranojnë të furnizojnë më shtetin për shkak të kundërshtimit të dënimit me vdekje.


XS
SM
MD
LG