Lidhje

SHBA: Ende pa marrëveshje për uljen e deficitit


Presidenti Barak Obama u takua dje me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Xhan Bejnër për të diskutuar masat për uljen e deficitit që do të shmangnin shkurtimin drastik të shpenzimeve dhe ngritjen e taksave që hynë në fuqi më 1 janar. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Majkëll Bouman na sjell hollësi.

Takimi i djeshëm në Shtëpinë e Bardhë ishte i pari mes Presidentit Obama dhe Kryetarit Bejnër në rreth një muaj. Pas përplasjes së fillimit, Shtëpia e Bardhë dhe zoti Bejnër paraqitën propozimet e tyre për paketën e uljes së borxhit për të shmangur të ashtuquajturën katastrofë fiskale. Secila palë kundërshtoi ofertën e palës tjetër si të papranueshme, një qendrim që ligjvënësit e shprehën në televizionin amerikan vetëm disa orë para takimit Obama-Bejnër.

“Për fat të keq, çfarë ne shikojmë është qendrimi i presidentit që do të thotë bëni se them unë se nuk ka rrugë tjetër”.

Kongresisti republikan Xheb Hensarling tha në programin This Week të kanalit televiziv ABC se pengesë është këmbëngulja e zotit Obama për taksa më të larta.

“Asnjë republikan nuk do të votojë për ngritjen e taksave”.

Por disa republikanë thonë se to të pranonin ngritjen e taksave për të pasurit nëse do të bëheshin reforma në protramet e kujdesit shëndetësor dhe të ardhurave për pensionistët. Edhe Senatori Tom Kobërn ishte i ftuar në programin This Week.

“A do të pranoja unë ngritjen e taksave për të zgjidhur problemet tona? Po.

Kobërn këmbëngul se vetëm ngritja e taksave nuk e zgjidh problemin e deficitit buxhetor vjetor prej në trilionë dollatësh. Por ashtu si shumë republikanë kundërshtojnë ngritjen e taksave, shumë demokratë ngurrojnë të reformojnë programet për pensionistët, si dhe për të varfërit dhe të pambrojturit.

Kongresisti demokrat, Raul Grijalva, tha se është e padrejtë që t’u kërkosh amerikanëve me të ardhura mesatare ose të ulta të mbajnë peshën e uljes së deficitit, pas dekadash me radhë që diferenca mes të pasurve dhe pjesës tjetër është shtuar.

“Dhe tani neve na kërkohet t’u drejtohemi përsëri atyre njerëzve që kanë kaluar nëpër këtë krizë dhe t’u themi që të paguajnë përsëri. Jo!”

Presidenti Obama i ka bërë thirrje Kongresit të zgjatë afatin e taksave të shkurtuara për të gjithë amerikanët me të ardhura nën 250 mijë dollarë në vit, një ide të mbështetet nga Senatorja Debi Stabenov.

“Në fund të këtij viti, nëse Dhoma e Përfaqësuesve nuk miraton shkurtimin e taksave për shtresën e mesme, familjet amerikane me të ardhura mesatare në gjithë vendin do të paguajnë 2200 dollarë taksa më shumë, gjë që është e papërballueshme”.

Nëqoftëse ligjvënësit nuk arrijnë marrëveshje për borxhin, taksat federale do të ngrihen për të gjitha grupet e popullatës dhe shpenzimet e brendëshme dhe ato ushtarake do të shkurtohen në shkallë të gjerë, duke filluar nga një janari. Ekonomistët besojnë se një masë e tillë shtrënguese do ta hidhte përsëri ekonominë amerikane në recesion.

XS
SM
MD
LG