Lidhje

SHBA: Del në qarkullim rregullorja e re dietetike

  • Melinda Smith

SHBA: Del në qarkullim rregullorja e re dietetike

SHBA: Del në qarkullim rregullorja e re dietetike

Amerikanët po këshillohen që të ndërpresin përdorimin e kripës, sheqernave dhe mishit të yndyrshëm, dhe të hanë më shumë peshk dhe drithëra. Këro rekomandime ushqimore janë pjesë e një rregulloreje dietetike të publikuar që nga 13 janari nga qeveria e SHBA, e cila synon për të ndihmuar shumicën e amerikanëve që janë mbipeshë ose vuajnë nga obeziteti. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se obeziteti është problem global, dhe specialistët e ushqimit thonë se këto rregulla janë të larmishme dhe reflektojnë kulturën ndërkombëtare dhe dallimet fetare.

Për mbipeshën mund të fajësohen të quajturat dietat perëndimore. Këto ushqime të yndyrshme, mishi i kuq, ushqimet e përpunuara, si dhe mungesa e gjimnastikës, ndihmojnë në shtimin e peshës për më shumë se 1miliard e gjysëm njerëz anembanë botës.

Dr. Lyn Goldman, dekan i shëndetit publik në Universitetin George Washington, thotë se kripa e shumtë dhe yndyra e tepërt ndikojnë në dietat e ushqimeve jo cilësore.

“Kjo është një thirrje që t’u kthehemi mënyrave të dikurshme të të ushyqerit, duke konsumuar drithëra, fruta dhe perime, pra duke iu kthyer ushqimeve të shëndetshme dhe shpresoj se kjo porosi do të ndiqet e njerëzit do të ndërrmarin hapa si në aktivitetin fizik dhe për t’u ushqyer shëndetshëm”.

Këto këshilla publikohen çdo 5 vjet si pjesë e politikës amerikane për të ushqyerit. Këto këshilla ndihmojnë shkollat për menu më të shëndetëshme për fëmijët dhe për programet e ndihmës ushqimore për të vobektit.

Robert Post i Qendrës për politikat ushqimore dhe Promovimin e tyre në Uashington thotë se mesazhi që njerëzit mund të marrin nga këto këshilla është i thjeshtë: Konsumoni më tepër ushqim të mirë dhe më pak të keq.

“Njerëzit duhet të konsumojnëmë shumë ushqime të shëndetshme, që do të thotë më shumë ushqime me perime, drithëra dhe fruta, më pak yndyrna dhe bulmet sërish pa yndyrë”.

Problemi global duket se është i madh. Organizata Botërore e Shëndetësisë parashikon se deri në vitin 2015 më shumë se 2 miliardë njerëz do të jenë mbipeshë dhe 700 milion prej tyre do të konsiderohen obezë.

Kjo organizatë thotë se 20 milion fëmijë nën moshën 5 vjeç janë nën peshë. Standartet shëndetësore përcaktojnë se të jesh mbi peshë do të thotë të kesh treguesin e masës trupore mbi 25 dhe të jesh obezë ky tregues është më shumë se 30.

Specialistë e shëndtësisë thonë se njerëzit që janë mbi peshë ose obezë rrezikohen nga sëmundje serioze si- sëmundjet e zemrës, diabeti, artriri dhe disa lloj kanceresh. Njerëzit që vuajnë në mënyrë kronike nga tensioni i lartë këshillohen që të kufizojnë përdorimin e kripës në 1,500 miligramë në ditë.

Post thotë se këshillat për ushiqmin e shëndetshëm janë krijuar për të reflektuar shijen e shumë amerikanëve që përdorin varietete të kuzhinave origjinale.

“Larmia është e domosdoshme dhe ne kemi theksuar përbërësit e nevojshëm në nivele të ndryshme kalorish dhe kemi theksuar faktin që këto zgjedhje reflektojnë mënyrën tipike të të ushqyerit në vende të tjera, ndaj mendoj se këto rregulla mund të përkthehen dhe në vende të tjera”.

Specialistëtë besojnë se ata po japin informacionin më të mirë me vlera ushqyese për njerëzit. Por varet nga individët nëse do të nisin të ushqehen me ushqime të shëndetshme për të humbur peshë, e për të rikthyer sërish shëndetin e tyre.

XS
SM
MD
LG