Lidhje

SHBA dënon sulmin në Jeruzalem


Një palestinez hapi zjarr nga një makinë në qytetin e Jeruzalemit duke vrarë një grua këmbësore dhe një punonjës të policisë, si dhe duke plagosur gjashtë persona të tjerë, përpara se të qëllohej për vdekje nga forcat e policisë.

Shtetet e Bashkuara e dënuan me termat më të forta sulmin. Një deklaratë e Departamentit amerikan të Shtetit thotë se “nuk ka absolutisht asnjë justifikim për marrjen e jetëve të pafajshme. Dënojmë gjithashtu edhe deklaratat që lavdojnë këtë sulm burracak dhe të dënueshëm”.

Policia e identifikoi sulmuesin si një palestinez 39-vjeçar nga Jeruzalemi Lindor, i cili ishte dënuar nga gjykata për sulm ndaj një polici. Sulmuesi do të fillonte javës së ardhshme vuajtjen e dënimit me katër muaj burg.

XS
SM
MD
LG