Lidhje

SHBA dërgon trupa në Evropë


Shtetet e Bashkuara po dërgojnë 600 ushtarë parashutistë në Poloni dhe vendet Balltike në një zgjerim që ka si synim të rikonfirmojë angazhimin ndaj aleatëve të NATO-s, si rezultat i tensioneve në rritje në Ukrainë.

Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby tha se 150 parashutistë të vendosur në Itali do të arrijnë nesër në Poloni. Ai tha se 450 parashutistë të tjerë do të dislokohen në Letoni, Estoni dhe Lituani.

Stërvitjet dypalëshe do të zgjasin për afro një muaj. Zëdhënësi Kirby shtoi se trupa të reja do të shkojnë më pas për t’i zëvendësuar ata për stërvitje të tjera dhe rotacionet do të vazhdojnë deri në fund të vitit.

Ai tha se dërgimi i trupave në terren nuk është thjesht një gjest simbolik. Ai i bëri thirrje Rusisë që të tërheqë forcat nga kufiri me Ukrainën dhe të respektojë sovranitetin ukrainas.
XS
SM
MD
LG