Lidhje

SHBA: Dështimi i mundshëm i negociatave mbi borxhin shkurajon investitorët

  • Zëri Amerikës

SHBA: Dështimi i mundshëm i negociatave mbi borxhin shkurajon investitorët

SHBA: Dështimi i mundshëm i negociatave mbi borxhin shkurajon investitorët

Dështimi i mundshëm i negociatave që synojnë uljen e borxhit të lartë amerikan shkurajoi sot investitorët e bursës.

Në mesditë, aksionet e kompanive amerikane ranë më tepër se 2 përqind. Indekset evropiane ranë më tepër se 3 përqind, pranë mbylljes së tyre, ndërkohë që tregjet aziatike pësuan humbje më të lehta.

Një tjetër problem kyç i ekonomisë amerikane është papunësia e lartë. Niveli i papunësisë për veteranët e ushtrisë është edhe më i lartë se ai i popullatës në përgjithësi, duke e shtyrë Presidentin Obama të dekretojë ligjin, i cili u jep mijëra dollarë prej taksave kompanive që punësojnë veteranë të ushtrisë.

Ligji i ri u jep stimuj edhe më të lartë kompanive, të cilat punësojnë veteranë me aftësi të kufizuara, si rezultat i shërbimit të tyre.

Pritet që numri i veteranëve që do të punësohen brenda pesë vjetësh të arrijë shifrën 1 milion.

XS
SM
MD
LG