Lidhje

SHBA dhe aleatët intensifikojnë sulmet kundër forcave pro qeveritare në Libi

  • Zëri Amerikës

SHBA dhe aleatët intensifikojnë sulmet kundër forcave pro qeveritare në Libi

SHBA dhe aleatët intensifikojnë sulmet kundër forcave pro qeveritare në Libi

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kanë intensifikuar sulmet kundër forcave pro qeveritare në Libi, duke sprapsur ofensivën kundër kryeqendrës së kryengritësve, Bengazi, ndërkohë që udhëheqësi libian, Moamar Gadafi është zotuar të hakmerret ndaj “shteteve të krishtera armike”.

Një valë e dytë sulmesh, kryesisht nga avionë dhe bombardierë amerikanë goditën forcat tokësore libiane dhe mbrojtjen ajrore dje, pas sulmeve të një dite më parë me raketa kruiz Tomahok nga deti. Nënadmirali Uilliam Gortni tha se sulmet e koalicionit kanë neutralizuar pjesën më të madhe të mbrojtjes ajrore të Gadafit.

Shpërthime të fuqishme goditën kryeqytetin e Libisë, Tripoli, mbrëmë vonë, duke përfshirë edhe një në zonën rezidenciale të Gadafit. Por nën-admirali Gortni tha se vetë udhëheqësi libian nuk ka qënë objektiv i sulmeve. Zjarri i artilerisë kundërajrore shpërtheu përsëri në Tripoli pas rënies së natës.

Forcat kryengritëse, të sulmuara dhe ndjekura një ditë më parë nga luftëtarët besnikë të Gadafit, filluan të rigrupoheshin në lindje, ndërkohë që avionët e aleatëve shkatëruan dhjetra mjete të blinduara të qeverisë pranë Bengazit.

Dëshmitarët dhe forcat e opozitës thanë se me rënin e natës, kryengritësit kishin avancuat rreth 65 kilometra në perëndim, drejt

Ajdabijas, një qytet strategjik që e humbën javën e kaluar.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, tha se Uashingtoni pret që t’ia dorëzojë komandën e misionit koalicionit, i cili do të udhëhiqet francezët, britanikët apo aleanca e NATO-s brenda “disa ditëve”.

Zona e ndalim fluturimeve e autorizuar nga Kombet e Bashkuara ka për qëllim mbrojtjen e civilëve libianë nga sulmet e forcave besnike të Gadafit, i cili po përpiqet të shtypë kryengritjen një mujore kundër regjimit të tij.

Edhe tani që ushtria e tij është nën sulme të vazhdueshme, zoti Gadafi ka deklaruar se do të rrezistojë gjatë një lufte të gjatë kundër asaj që e quajti kryqëzatë koloniale agresioni nga koalicioni ndërkombëtar.

XS
SM
MD
LG