Lidhje

SHBA dhe aleatët shqyrtojnë mundësitë që t’u japin kryengritësve sirianë ndihmë “jo-ushtarake”


Shtëpia e Bardhë thotë se Presidenti amerikan Barack Obama po shqyrton mundësinë që t’u japë kryengritësve sirianë ndihmë “jo-ushtarake” në luftën e tyre për të përmbysur Presidentin Bashar al-Assad.

Zoti Obama diskutoi mënyrat si të ndihmohen kryengritësit sirianë me Kryeministrin e Turqisë Recep Tayyp Erdogan dje në Seul ku ata marrin pjesë në takimin e nivelit të lartë për sigurinë bërthamore.

Të dy udhëheqësit ranë dakor të ngrenë këtë çështjen e ndihmës në takimin e grupit “Miqtë e Sirisë” në Stamboll më një prill. Burimet e opozitës thonë se Turqia dhe Lidhja Arabe po i bëjnë presion opozitës siriane të bashkohet dhe të bjerë dakord për parimet e unitetit me Këshillin Kombëtar Sirian.

Pasi u takua me zotin Obama në Seul, zoti Erdogan tha se Turqia dhe partnerët e saj “nuk mund të mbeten spektatorë” në konfliktin e Sirisë dhe duhet të bëjnë diçka “në përputhje me ligjin ndërkombëtar”.

XS
SM
MD
LG