Lidhje

SHBA dhe Japonia, bisedime për të kapërcyer mospajtimet


Shtetet e Bashkuara dhe Japonia po mbajnë një raund bisedimesh për zgjidhjen e mospajtimeve të rëndësishme mbi një marrëveshje të gjerë të tregtisë së lirë për rajonin e Azi-Paqësorit.

Përfaqësuesi amerikan i tregtisë, Michael Froman u takua sot në
Tokio me ministrin japonez të ekonomisë, Akira Amari.

Para bisedimeve, zoti Froman pranoi se ka “shumë punë për të bërë”.
Bisedimet ngecën në fillim të javës dhe zyrtarët japonezë njoftuan pak përparim në zbutjen e mosmarrëveshjeve.

Uashingtoni po i bën thirrje Japonisë t’i hapë më tej tregjet kryesore të produkteve bujqësore, të cilat historikisht janë mbrojtur nga Tokyo-ja.

Të dyja palët shpresojnë të arrijnë një marrëveshje deri në fund të prillit, kur Presidenti Obama të vizitojë Japoninë.
XS
SM
MD
LG