Lidhje

SHBA dhe konkurimi në biznesin ndërkombëtar

  • Pitër Fedinski

SHBA dhe konkurimi në biznesin ndërkombëtar

SHBA dhe konkurimi në biznesin ndërkombëtar

Senatori amerikan Rob Portman, anëtar i Komisionit të Përbashkët për Pakësimin e Deficitit, thotë se bisnezet amerikane duhet të bëhen më konkuruese jashtë vendit, në se Shtetet e Bashkuara duan të përmirësojnë situatën e tyre ekonomike. Senatori Portman foli para Këshillit të Marrëdhënieve me Jashtë në Nju Jork. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Peter Fedynsky ndoqi takimin:

Senatori Portman thotë se Shtetet e Bashkuara përballen me një rënie ekonomike afatgjatë krahasuar me vende të tjera, për shkak të problemeve stukturore serioze të ekonomisë. Ai thotë se shumica e këtyre problemeve kanë lidhje vetëm me Amerikën, jo si ato që ekzistojnë në Evropë. Mes tyre përfshihen shpenzimet e tepërta publike dhe huatë, si dhe ekonomia e ngadalësuar.

Ai paralajmëron se borxhi i Amerikës tani është i barabartë me prodhimin e përgjithshëm të brendshëm të vendit, që është më i lartë se borxhi mesatar i Bashkimit Evropian në raport me prodhimin e përgjithshëm të brendshëm, që përbën 80 për qind të GDP-së.

Zoti Portman thotë se eksportet do të krijonin vende pune, dhe shton se Shtetet e Bashkuara përqëndrohen më shumë seç duhet tek tregu i brendshëm.

“Si është raporti i eksportit me prodhimin e përgjithshëm të brendshëm për Amerikën? Mes 170 vendeve që janë përfshirë të studim, ne jemi pranë fundit. Jemi njëlloj si Tonga në vendin 163 dhe pak para Etiopisë.”

Senatori Portman thotë se firmat amerikane nuk mund të mbështeten më në radhë të parë tek tregu u brendshëm, sepse konsumatorët e huaj zenë 75 për qind të fuqisë blerëse botërore. Ai thotë se konkurentët e Amerikës, si Gjermania, Japonia dhe Kina po kapin tregjet e eksportit, ndërsa SHBA qëndrojnë mënjanë.

Senatori republikan i Ohajos thotë se ulja e taksës ndaj korporatave në 25 për qind do t’i nxiste kompanitë amerikane të zhvendosnin jashtë vendit fitimet e tyre dhe të konkuronin më mirë me bizneset në vendet që kanë taksa më të ulëta. Ky propozim dukej se rezononte me audiencën pro-biznesit të senatorit Portman, si dhe me ekonomistin David Malpass, president i firmës konsulente me bazë në Nju Jork, “Encima Global”.

“Do të hapeshin më tepër vende pune dhe do të përmirësoheshin makineritë e uzinave amerikane. Tani situata është e tillë, që korporatat amerikane marrin para hua në Shtetet e Bashkuara dhe pastaj ndërtojnë fabrika jashtë vendit, sepse taskat atje janë më të ulëta.”

Senatori Portman thotë se Shtetet e Bashkuara duhet ta shtojnë konkurencën, në se duan të mbeten një fanar shprese dhe mundësish për liberalizimin e tregtisë gloable dhe të drejtat e njeriut. Ai thotë se kolegët e tij republikanë në Kongres janë të ndarë për çështjen e ndihmave të huaja dhe shumë prej votuesve republikanë mendojnë se pakësimi i tyre do të zgjidhte problemet e buxhetit që ka vendi.

Senatori Portman theskon se ndihma nga jashtë përbën rreth 2 për qind të buxhetit amerikan dhe ndihmon në shmangien e shpenzimeve më të mëdha.

“Mendoj se në Kongres ka për të patur një përpjekje të vazhdueshme për t’u siguruar që të shohim disa rezultate nga ndihma jonë jashtë vendit. Siç e dini, gjatë dekadës së kaluar ka patur një prirje që ndihma amerikane për jashtë të drejtohet më tepër drejt vendeve që duan të luftojnë korrupsionin dhe përpiqen për trasparencë, për të drejtat e njeriut, zgjedhjet e lira, e të tjera.”

Senatori Portman ka shërbyer si Përfaqësues i Shteteve të Bashkuara për Tregtinë dhe si Drejtor i Menaxhimit të Buxhetit në administratën e Presidentit George W. Bush.

XS
SM
MD
LG