Lidhje

SHBA dhe Pakistani vazhdojnë bisedimet për përmirësimin e marrëdhënieve


SHBA dhe Pakistani vazhdojnë bisedimet për përmirësimin e marrëdhënieve

SHBA dhe Pakistani vazhdojnë bisedimet për përmirësimin e marrëdhënieve

Zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara janë duke zhvilluar bisedime me udhëheqësit e Pakistanit për t'i dhënë shtytje të mëtejshme përmirësimit të marrëdhënieve të tensionuara pas sulmit amerikan që vrau Osama bin Laden në Pakistan.

Përfaqësuesi i posaçëm amerikan në Afganistan dhe Pakistan, Marc Grossman, diskutoi sot mbi këto marrëdhënie me presidentin pakistanez Asif Ali Zardari në Islamabad.

Një deklaratë e qeverisë pakistaneze tha se bisedimet janë një vazhdim i takimit me senatorin John Kerry të hënën, gjatë së cilës të dy palët ranë dakord për t'i vënë marrëdhëniet përsëri në rrugën e duhur dhe tha se marrëdhëniet duhet të bazohen në besimin dhe respektin e ndërsjelltë.

Edhe zëvendës drejtor i Agjencisë Qendrore të Zbulimit amerikan, Michael Morell, po zhvillon bisedime me shefin e agjencisë pakistaneze të zbulimit Shuja Ahmed Pasha.

Pakistani është ankuar se vrasja e Bin Ladenit më 2 maj nga forcat speciale amerikane në Abotabada ishte një shkelje e sovranitetit të vendit, dhe se veprimet të tilla në të ardhmen do të kenë pasoja të rënda.

XS
SM
MD
LG