Lidhje

SHBA: Dhjetra të vdekur nga ciklonet në shtetet jugore

  • Zëri Amerikës

SHBA: Dhjetra të vdekur nga ciklonet në shtetet jugore

SHBA: Dhjetra të vdekur nga ciklonet në shtetet jugore

Presidenti Barak Obama ka në plan të shkojë nesër në shtetin jugor të Alabamës ku më shumë se 160 persona u vranë nga stuhi dhe ciklone të fuqishme. Shtëpia e Bardhë tha se zoti Obama do të takohet me guvernatorin e Alabamës Robert Bentley, zyrtarë lokal dhe shtetëror si dhe me familjet e prekura nga stuhitë. Zyrtarët thonë se stuhitë e fuqishme, kanë shkaktuar vdekjen e më shumë se 200 personave në katër shtete jugore amerikane. Presidenti Obama ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shtetin Alabama dhe ka autorizuar ndihmë federale.

Më rëndë është goditur Alabama ku dje gjetën vdekjen 128 veta.

Një nga zonat më të goditura ishte qyteti Tuskaluza, në të cilin jetojnë 83 mijë banorë dhe ku ndodhet edhe Universiteti i Alabamës. Kryebashkiaku i qytetit tha se shumë persona gjetën vdekjen dhe shërbimi i emergjencës, duke përfshirë edhe atë policor u shkatërruan.

Zyrtraët e një spitali në këtë qytet thanë se në emergjencë kishin pritur të paktën 100 persona.

Një ciklon i madh, i regjistruar nga kamera televizive, kaloi mbrëmë mespërmes qytetit, duke e rrafshuar atë.

Qyteti u zhyt në errësirë dhe shumë rrugë ishin të pakalueshme. Shenjat e trafikut u rrëzuan dhe mbeturinat mbushnin rrugët dhe trotuarët.

“Ikën dritat dhe ndërtesa filloi të lëkundet, një pjesë e çatisë fluturoi dhe era ishte aq e fortë saqë mori me vete mallrat nga raftet” tregon Majk Hanisat, menaxheri i dyqanit.

Stuhitë sollën shkatërime të përmasave të ndryshme nga Teksasi në Nju Jork, ku dhjetra rrugë u përmbytën nga uji.

Presidenti Obama ka miratuar ndihmë federale për Alabamën ku janë mobilizuar rreth 1 mijë e 400 ushtarë të gardës kombëtare.

XS
SM
MD
LG